Site icon Telegrafi

Getinjo uron Vivienin për ditëlindjen e 30-të: Jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku

Gjatë edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova u krijuan dy çifte e që po vazhdojnë romancën edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Në mesin e këtyre çifteve janë edhe reperi i njohur, Getinjo, i cili krijoi një lidhje dashurie me ish-banoren Vivien Thano.

Kjo e fundit sot (e enjte) po feston ditëlindjen e 30-të teksa ka marr edhe një urime të veçantë pikërisht nga partneri i saj.

Foto: Vivien Thano/Instagram

Getinjo publikoi në InstaStroy një tortë sipër të cilës shkruhej numri 30-të ndërsa bashkëngjiti edhe urimin.

Lexo po ashtu Vivien mohon thashethemet se ajo dhe Getinjo po bëhen prindër

“Jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë”, ka shkruar Getinjo.

Foto: Getinjo/Instagram

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë reperi tha se po tërhiqej nga rrjetet sociale pasi po kalonte në një fazë depresive.

Ndërkohë, përveç kësaj Getinjo dhe Vivien u përfolën se po bëhen prindër për herë të parë, por kjo gjë u mohua nga ish-banorja e BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version