Dyshja Getinjo dhe Vivien Thano po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre edhe pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.
Reperi nga Ferizaj ka uruar ditën e gruas, 8 Marsin pikërisht përmes një fotografie ku shihet përkrah Vivienit.
Ndërkohë, në një postim të radhës Getinjo ka shpërndarë edhe një foto të nënës së tij.
“Urime nëna ime, gra e vajza, freski e jetës duhet thënë për hir të së vërtetës ndryshe jeta nuk e kishte si të nisë, jeni shtylla e shtëpisë”, ka shkruar Getinjo.
Ndryshe, kujtojmë që Getinjo dhe Vivien krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme teksa kjo histori po vazhdon prej javësh tashmë që nga eliminimi i modeles nga Shqipëria.
Theksojmë që reperi vendosi që me vetë dëshirë të largohet nga BBVK duke thënë se synimi i tij nuk ishte fitorja, por që njerëzit ta kuptonin se çfarë personi është ai përtej famës. /Telegrafi/