Reperi Getinjo së shpejti do të publikojë projektin e tj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “O moj”.
Pas disa bashkëpunimeve shumë të suksesshme gjatë verës, ai kësaj radhe ka vendosur të vijë me një këngë solo.
Muzika është punuar nga Zzap dhe Chriss, tekstin e ka shkruar vet reperi, gjersa videoklipi është duke u punuar nga produksioni “XL Films”.
Kjo këngë do të jetë një stil më ndryshe, dhe do ta shfaq reperin në një version tjetër nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e klipit, dhe në vazhdim ju sjellë disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve. /Telegrafi/