Telegrafi

Getinjo së shpejti me këngë të re (Foto)

Reperi Ggetoar Aliu, i njohur si Getinjo shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet studio e “On Records”, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Vjen së shpejti”.

Mesa duket reperi ka vendosur të vijë me një këngë të re solo, pas tri bashkëpunimeve shumë të suksesshme që ka pasur gjatë këtij viti. /Telegrafi/