Ditën e sotme (e hënë), gazeta zvicerane ‘20 minuten’ ka publikuar disa dokumente në të cilat thuhet se reperi shqiptar, Getinjo, ka marrë para nga çifti zviceran.
Sipas këtij mediumi, përveç anëtarëve të tjerë të familjes Zefi, i përfshirë ishte edhe vëllai i Mozzikut, Getinjo, madje ky i fundit akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.
Pas gjithë kësaj, nuk ka munguar edhe reagimi i reperit ferizajas, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një shumë të madhe parash. “Shumë të mira frangat”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Loredana aktualisht është në Zvicër, e cila siç u shpreh në konferencën e mbajtur në media do të kthehej sërish të vazhdojë jetën njëjtë si më parë.
Ajo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri dhe shumë shpejt do të sjellë një këngë për fansat e saj. /Telegrafi/