Telegrafi

Getinjo publikon “Ti ngele”

Para dy muaje kishte publikuar këngën e fundit që u prit shumë mirë prej publikut dhe fansave të tij.

Getinjo ka sjell edhe një projekt të ri për tregun muzikor shqiptar në sezonën e verës.

“Ti ngele”, titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të shoqërohet me video të veçantë.

Kënga për tematikë ka rrugëtimin dhe të arriturat e artistit në zhanrin e muzikës rep, e cila gjë ka marr komente pozitive.

Gjithashtu në tekst, të cilin e ka shkruar vetë ai, reperi përmend edhe rastin që një vajzë në Rusi e ka bërë emrin e tij tatu.

Lexo po ashtu Fansja ruse e Getinjos, bën tatuazh emrin e reperit: Zëri na ka shkuar deri në Moskë

Theksojmë se instrumentalin dhe beat i ka bërë DJ Money ndërsa videon e ka realizuar kompania e mirënjohur Jehona Production.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/