Telegrafi

Getinjo publikon imazh nga fëmijëria: Nuk kam buzëqeshur moti

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Getinjo, shpeshherë di të habis fansat e tij.

Përpos imazheve që përshkruajnë përditshmërinë e tij dhe projektet muzikore, ai di t’i kthehet kohës përmes fotografive të realizuara vite më parë.

Kështu, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi është ndier nostalgjik për kohët e vjetra, ndërsa ka publikuar një imazh nga fëmijëria.

“Nuk kam buzëqeshur moti”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Getinjo publikon këngën “P9” me tekst eksplicit

Ndërkaq, Getinjo vazhdon të qëndrojë aktiv në prurje të reja muzikore, ku së fundmi ato kanë qenë mjaft të shpeshta.

Vetëm disa ditë më parë ai ka publikuar këngën “P9”, e cila u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/