Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Getinjo, shpeshherë di të habis fansat e tij.
Përpos imazheve që përshkruajnë përditshmërinë e tij dhe projektet muzikore, ai di t’i kthehet kohës përmes fotografive të realizuara vite më parë.
Kështu, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi është ndier nostalgjik për kohët e vjetra, ndërsa ka publikuar një imazh nga fëmijëria.
“Nuk kam buzëqeshur moti”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, Getinjo vazhdon të qëndrojë aktiv në prurje të reja muzikore, ku së fundmi ato kanë qenë mjaft të shpeshta.
Vetëm disa ditë më parë ai ka publikuar këngën “P9”, e cila u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/