Telegrafi

Getinjo publikon foto nga fëmijëria: Jeta ta ndryshon pamjen, por kurrë qëllimin

Getinjo/Foto: Instagram

Reperi ferizajas, Getinjo, tash e disa vite është pjesë e skenës tonë muzikore.

I njëjti pëlqehet mjaft shumë nga publiku, me ç’rast ka mbledhur edhe një numër të madh të fansave gjithandej.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, me anë të së cilave e kujton fëmijërinë.

“Jeta të ndryshon pamjen, por kurrë qëllimin”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove 29-vjeçari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nuk kanë munguar nga fansat e tij.

Të tilla imazhe nga fëmijëria ka publikuar edhe vëllai i Getinjos, Mozzik, teksa shfaqet me prindërit në stacionin e trenit në Gjermani. /Telegrafi/