Reperi i njohur Getinjo ka krijuar tashmë imazhin e vet duke treguar dashurinë e tij ndaj muzikës hip hop, gjersa ka vite që e kultivon këtë zhanër duke sjellë projekte të vazhdueshme.
Të gjithë e dinë që shumica e reperëve nuk ruajnë një raport shumë të mirë me muzikën popullore apo rapsodike, megjithatë ka prej tyre që nuk hezitojnë ta dëgjojnë, por ta këndojnë asesi.
Reperi Getinjo ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shfaqej duke udhëtuar me makinë gjersa gjatë rrugës ka dëgjuar muzikë rapsodike.
Mesa duket ai e pëlqen këtë zhanër, dhe dëgjon herë pas here këngë të tilla.
Kujtojmë që projekti i tij i fundit në muzikë mbetet kënga “O moj pare”, e cila është pritur mirë nga publikku dhe ka grumbulluar mbi 4.5 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/