Site icon Telegrafi

Getinjo përfundon me sukses misionin, shikoni si u transmetua fraza e tij në “Portokalli” (Video)

Reperi Getinjo është pa dyshim një nga reperët më të pëlqyer nga mosha e të rinjëve.

Këngët e tij shpesh herë janë bërë hite, pavarësisht përmbajtjes e cila në të shumtën e rasteve nuk është shumë edukative.

Së fundmi, një nga aktorët e spektaklit “Portokalli” ka vendosur që t’a thumbojë me satirë reperin, teksa e ka ‘etiketuar’ atë si një shkrimtar i madh i brezit tonë, duke përmbyllur fjalimin e tij me frazën memece të këngës “Tony Montana”.

Getinjjo e ka parë këtë trnamsetim, ndaj dhe ka vendosur që t’a publikojë në Instagram, duke treguar se ka qeshur me këtë gjë dhe se misioni i tij tashmë është i përfunduar, ai ka arritur të jetë një ‘shkrimtar i madh’ i brezit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version