Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, veçanërisht nga mosha e re.
Kënga e tij e fundit “O moj pare” ka arritur të pëlqehet jashtëzakonisht shumë, duke rrëmbyer mbi 10 milionë klikime në YouTube.
Në këngë ai shtjellonte temën e parasë dhe dashurisë ndaj saj, për të cilën thoshte se është një mani aspak e mirë.
Por, në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram Story, mund të shohim se reperi ka ndryshuar mendim për paranë, pasi në mbishkrimin e fotografisë ai shan paratë në gjuhën angleze sepse sipas tij, ato shumohen.
Këtë shprehje ai e ka thënë me sarkazëm, megjithatë iu sygjeron të gjithëve se nuk duhet ta duan vetëm paranë. /Telegrafi/