Site icon Telegrafi

Getinjo kërkon nga ndjekësit që ta lënë ish-lidhjen e tij me Vivien Thanon: Mos e fyeni askënd

Getinjo ka qenë në vëmendje gjatë këtyre ditëve për shkak të lidhjes që kishte me Vivien Thanon.

Kjo e fundit në një intervistë zbuloi arsyen se përse u nda nga reperi, duke thënë se i pengoi që ishte i varur nga bixhozi.

Për këtë pati replikë menjëherë nga artisti ferizajas, duke i thënë se luan që shumë vite dhe se me këtë nuk i ka shkaktuar dëm askujt.

Foto: Screenshot/Instagram

E pas kësaj, ai në një postim tjetër kërkoi nga ndjekësit që të lënë rehat ish-banoren e Big Brother VIP Kosova e po ashtu edhe vetë artistin.

Lexo po ashtu Tha se i ndau varësia e tij për bixhozin, Getinjo reagon ndaj deklaratave të Vivien

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lus të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha storiet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

32 vjeçari shtoi: “Unë gjithmonë kam postuar dhe do të postojë lloj lloj teme. Krejt çfarë dua të them mos më etiketoni askund më. Ju dua”.

Të njëjtit kanë nisur romancën e tyre në BBVK dhe ishin bashkë thuajse deri tani. /Telegrafi/

Exit mobile version