Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka vendosur të largohet për një kohë nga rrjetet sociale, më saktësisht nga Instagrami.
Në llogarinë e tij zyrtare ku numëron 510 mijë ndjekës njofton se u largua për shkak të disa gjërave personale.
Ai po ashtu ka fshirë të gjitha postimet nga ky rrjet i popullarizuar, teksa ka lënë vetëm figurën e Luanit në fotografitë e grumbulluara të quajtura si “Highlights”.
“Për disa arsye private nuk do jem aktiv për një kohë në Instagram! Respekte dhe shihemi kysmet”, ka qenë përshkrimi sipër imazhit, i cili sjell edhe versionin anglisht për ndjekësit e tij të huaj.
Meqenëse u largua nga rrjetet sociale, Getoar Aliu (emri i vërtetë i reperit) nuk ka treguar nëse këtë kohë do jetë edhe më larg muzikës.
I njëjti aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri “Rrezikim” që e solli më 22 shkurt në bashkëpunim me reperin Moss.
Theksojmë që Getinjo bashkë me vëllain e tij, Mozzik janë duke bërë turne në trojet shqiptare për të qenë kështu sa më afër fansave të tyre. /Telegrafi/