Dy vëllezërit e njohur të estradës, Mozzik dhe Getinjo, kanë treguar disa herë haptazi mbështetjen e tyre për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Por njërit prej vëllezërve, një fotografi e publikuar me imazhin e këtyre të dyve, i kushtoi me humbjen e më shumë se një mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram.
E lidhur me këtë çështje, reperi Getinjo ka folur së fundmi në një intervistë për “Prive”, ku ka treguar arsyet që sipas tij çuan deri në humbjen e asaj shifre të ndjekësve.
“Ma kanë hjekur ‘follow’-in nja 1000 vetë, për arsye ku me ditë pse? Ia kanë inati vëlla, nuk i duan”, tregoi ai.
Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tha se fatkeqësisht nuk ka arritur t’i vizitojë nga afër krerët e UÇK-së, njëlloj siç ka bërë vëllai i tij, Mozziku.
“Jo nuk kam qenë për arsye se kam pasur punë këtu, se përndryshe do të kisha qenë atje”, tha Getinjo.
I njëjti përgjatë intervistës vazhdoi të theksonte se është beqar dhe se nuk ka zhvillime të reja në jetën personale të tij. /Telegrafi/