Telegrafi

Getinjo fiton leje-qëndrim në Zvicër

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka fituar leje-qëndrim në shtetin e Zvicrës.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte dokumentin që tashmë e lejon të qëndrojë në shtetin helvetik.

Leja e qëndrimit është një dokument ose kartë, e cila ia lejon një shtetasi të huaj të banojë në një vend për një kohë të caktuar apo pacaktuar.

Foto: Getinjo/InstaStory

“Kurrë mos u dorëzo”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se ka luftuar shumë për ta marrë këtë leje-qëndrim.

Në Zvicër për një kohë të gjatë, ka qëndruar edhe vëllai i Getinjos, Mozzik, i cili ka bashkëjetuar deri pak muajsh me partneren Loredana Zefi, para se të ndaheshin.

Lexo po ashtu Loredana reagon pas intervistës së fundit të Mozzikut për gazetën zvicerane

Getinjo përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte muzikore e koncerte të shumta.

“Unë” mban titullin kënga më e fundit e tij, e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/