Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka fituar leje-qëndrim në shtetin e Zvicrës.
Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte dokumentin që tashmë e lejon të qëndrojë në shtetin helvetik.
Leja e qëndrimit është një dokument ose kartë, e cila ia lejon një shtetasi të huaj të banojë në një vend për një kohë të caktuar apo pacaktuar.
“Kurrë mos u dorëzo”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se ka luftuar shumë për ta marrë këtë leje-qëndrim.
Në Zvicër për një kohë të gjatë, ka qëndruar edhe vëllai i Getinjos, Mozzik, i cili ka bashkëjetuar deri pak muajsh me partneren Loredana Zefi, para se të ndaheshin.
Getinjo përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte muzikore e koncerte të shumta.
“Unë” mban titullin kënga më e fundit e tij, e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/