Telegrafi

Getinjo dhe Vivien Thano festuan Shën Valentinin e parë së bashku: Përgjithmonë

Foto: Screenshot/Instagram

Getinjo dhe Vivien Thano janë çifti i parë që u krijua në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ata tashmë janë ribashkuar jashtë formatit, pas daljes së ish-konkurrentes së “Love Story” nga BBVK, duke qenë se reperi doli shumë më herët.

Të njëjtit festuan Shën Valentinin e parë, ndonëse po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Dyshja e njohur e shoubizit janë shfaqur kuq e zi dhe në një ambient romantik për Ditën e të Dashuruarve.

Lexo po ashtu Getinjo paralajmëron projektin e ri muzikor “Sa fytyra i ki”

“Përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë autori i këngës “Je e vetmja dashuri”.

Foto: Screenshot/Instagram

Vivi ndërkohë është duke qëndruar këto ditë në Kosovë dhe akoma pas largimit nga Big Brother nuk ka shkuar në Tiranë.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre, apo nëse do të ndërmarrin ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë. /Telegrafi/