Site icon Telegrafi

Getinjo dhe Vivien shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit

Romanca e çiftit Getinjo dhe Vivien Thano mbetet ndër më të përfolurat në mediat rozë.

Dyshja u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ndërsa, kur kanë kaluar muaj nga përfundimi i formatit, ata po vazhdojnë të kenë një raport të fortë me njëri-tjetrin.

Foto: Vivien Thano/Instagram

Madje Vivien nuk mungon as në ahengjet e familjes së Getinjos, dhe mbrëmë ata ishin bashkë në një të tillë.

Nga eventi, të dy kanë ndarë disa postime të ndryshme, shumicën prej të cilave së bashku.

Foto: Vivien Thano/Instagram

Në fotot që modelja nga Shqipëria ka publikuar në Instagram, ajo shihet elegante në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe detaje me shkëlqim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Përkrah saj qëndronte Getinjo i veshur gjithashtu tërësisht në të zeza.

“Një dasmë e mrekullueshme në Kosovë”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e imazheve, teksa të dy dukeshin të lumtur përkrah njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version