Site icon Telegrafi

Getinjo dhe Mozzik largohen nga On Records, ish-menaxheri i kërcënon me padi

Askush nuk e priste që edhe dy reperat Getinjo dhe Mozzik të largoheshin nga On Records.

Por, ja që ndodhi dhe dy vëllezërit duket se nuk janë ndarë aspak mirë dhe këtë e vërteton edhe reagimi i ish menaxherit të tyre, Mehmet Elshani.

Getinjo

Ai ka folur rreth kësaj dhe ka thënë se largimi i tyre ka qenë i paarsyeshëm ndaj dhe do të përballen në gjyq.

”Persona që nga 0 i kemi bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kan vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga On Records , por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontrat të nënshkruar me këtë kompani ,sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht se kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë , dhe dhe do të përballen me gjyqin e përcaktuar në këtë kontratë”.

“Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdijësimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë”.

“Nuk jan kto pazare, investo ti në mua qindra mija euro dhe tash u bëra i famshëm dhe tung klm, jo jo, por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikmëri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zërin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrieren e tyre”, është shprehur Elshani për Express.

Pikërisht Mozzik dhe Getinjo morën rrugëtimin drejt famës nga studio e On Records.

Prej kësaj studio tashmë ka dalë edhe Baby G, e cila ishte e pakënaqur me punën që është bërë me të, ashtu sikurse edhe Arta Memedi. /Albeu/Telegrafi/

Exit mobile version