Site icon Telegrafi

Getinjo blen veturë të re luksoze në Zvicër, ua prezanton fansave “Mercedesin” e tij të ri

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur Getinjo, bëri të ditur së fundmi se është në përfundim e sipër të një bashkëpunimi të ri me vëllain e tij, Mozzik.

Ata kryen xhirimet e klipit në Cyrih të Zvicrës, ku edhe u raportua nga mediat zvicerane se policia ndërhyri, duke ndërprerë xhirimet.

E përderisa ndodhet në Zvicër, Getinjo duket se ka shfrytëzuar rastin për të bërë një super blerje.

Foto: Getinjo/Instagram

Kjo pasi ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se e ka gëzuar veten me një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, duke shkruar “Përhajr më qoftë” në mbishkrimin e një prej tyre.

Foto: Getinjo/InstaStory

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare disa imazhe nga brenda dhe jashtë automjetit të tij të ri, të blerë në shtetin helvetik.

Foto: Getinjo/InstaStory

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Lexo po ashtu Mozzik dhe Getinjo publikojnë pamje nga xhirimet e klipit ku u raportua se ndërhyri policia zvicerane

Kënga e tij e re në bashkëpunim me Mozzikun, do të jetë pjesë e albumit më të ri të këtij të fundit me titull “Lamboziki”. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/Instagram
Exit mobile version