Reperi nga Ferizaj, Getinjo, tash e shumë vite është pjesë e estradës shqiptare dhe tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut me projektet që ka sjellë.
I njëjti duket se është bërë nostalgjik për kohën kur filloi karrierën e tij muzikore, me ç’rast ka vendosur t’ua rikujtojë fansave projektin e parë të lansuar me videoklip.
“No” mban titullin një prej projekteve të para të reperit shqiptar, të cilin e ka publikuar në vitin 2014.
“Isha i vërtetë që prej ditës së parë, 2014”, ka shkruar ai krahas kësaj video.
Reperi në fjalë bashkë me vëllanë e tij, Getinjon, shpesh në intervistat e tyre kanë folur për vështirësitë që kanë hasur në fillimet e karrierës, pasi nuk kishin para për të bërë projekte.
Të njëjtit sot kanë krijuar labelin “2Euro Gang”, nga i cili vazhdojnë të nxjerrin hite të mëdha, përfshirë edhe këto këngët e fundit.
Getinjo përndryshe është duke punuar në albumin e ri, për të cilin është deklaruar se do jetë një nga më të mirët të të gjitha kohërave. /Telegrafi/