Site icon Telegrafi

Getinjo bëhet i ndjeshëm, kujton personin që i mungon tash e shtatë vite (Foto)

GETINJO

Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga publiku, veçanërisht nga mosha e re.

Ai ka treguar nëpër intervista se gjithmonë ka pasur dëshirë të merret me hip hop, gjersa familjarët asnjëherë nuk ia kanë anashkaluar këtë dëshirë.

Getinjo është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa publikon çdo ditë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Getinjo gjuan me shuplakë Mozzik! (Video)

E kemi parë shpesh herë në disponim apo mbase edhe të rreptë, por rrallë herë kemi pasur rastin ta shohim të ndjeshëm reperin e njohur.

Së fundmi, ai ka treguar një anë tjetër të tij, teksa ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, përmes së cilës ka shfaqur një nga tatuazhet në trupin e tij, e që në fakt është data 18 janar e vitit 2010.

Ky është tatuazhi në trupin e Getinjos, të cilin ia dedikon një personi që nuk është më. Foto nga InstaStory.

Kjo datë nuk ka qenë mesa duket më e mira pë reperin, kjo pasi shtatë vite më parë ai ka humbur një person shumë të dashur.

Ai nuk ka vendosur të tregoj se kush është personi, të cilin e kujton me këtë tatuazh, por thjeshtë ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “Shtatë vite pa ty”. /Telegrafi/

Exit mobile version