Telegrafi

Geti solli videon e këngës më të re “Amante”

Pas një kohe të gjatë këngëtari ka sjell një këngë të re për tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Getoar Selimin, i cili nuk u bë i gjatë pas problemeve që dolën në shesh me labelin “Babastars” duke zgjedhur që të hesht.

“Amante”, titullohet kënga më e re e këngëtarit që e ka sjell me një video tejet të veçantë.

Theksojmë se tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë bashkëshorti i Marina Vjollcës, i njohur më mirë si Geti.

Miksimin dhe beat i ka bërë Alandy ndërsa xhirimet e videos i ka bërë kompania Imagine.

Ndryshe, Ghetto Geasy ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera si dhe do të mbajë në muajt në vazhdim disa koncerte. /Telegrafi/