Getoar Selimi e ka shpallur veten mbret i mbretërve.
Kështu së paku ka bërë të ditur përmes publikimit të një fotoje në llogarinë personale në Instagram.
“Mbreti i mbretërve”, ka shkruar Geti teksa shihet duke mbajtur një kurorë të mbretit në kokë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se kujt i është drejtuar me këtë, por reperi ka dëshmuar se këngët që i ka publikuar të jenë shndërruar në hite.
Një i tillë është edhe videoklipi “Ajo”, i cili deri më tani ka marrë mbi 12 milionë klikime në Youtube. /Telegrafi/