Getoar Selimi duket se nuk është fare i brengosur për sezonin veror.
Superylli i Babastars ka vendosur që të kalojë ditët e fundit në brigje luksoze.
Ai nuk është i vetmuar, natyrisht po shoqërohet nga e dashura e tij, Marina Vjollca.
Geti ndryshe është duke punuar këngën “High4Real” e cila do të lansohet nga komplet Babastars.
Megjithatë, ai për një moment ka vendosur të pushojë pak para se të publikojë projektet e radhës, teksa brenga e tij për sezonin e verës duket të jetë e vogël. /Telegrafi/