Telegrafi

Geti: Repi në Kosovë, sikur dikur në Amerikë

Geti këto pohime i bëri në Top Koha Music në KTV dhe nuk ka hezitur të krahasojë situatën e hip hopit shqiptar me atë amerikan të dy dekadave më parë.

“Repi shqiptar për momentin është sikur dikur në Amerikë. Atje ka qenë një kohë të gjatë lufta East dhe West ndërsa në situatë të tillë është edhe hip hopi në Kosovë. Është bërë problem, pasi pak po shohim cilësi. Shpresoj se me kohë situata do të përmirësohet”, ka theksuar Geti.

Ai pos tjerash shtoi se në pranverë do të jetë gati albumi i përbashkët i Babastars. /Telegrafi/