Telegrafi

Geti, poza intime me gruan (Foto)

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca para disa javësh kanë kurorëzuar lidhjen një ceremoni madhështore buzë detit.

Çifti për një kohë ishte në muajin e mjaltit në ishujt Maldive, ku shijuan plazhet fantastike të këtij vendin turistik.

Tani më duket se reperi prishtinas më nuk i drejtohet Marinën në emër, por si bashkëshorte.

“Me gruan”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Geti teksa shihet në një pozë intime me bukuroshen shqiptare.

Çifti tashmë janë kthyer në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ku edhe do të vazhdojnë me projektet e tyre.

Marina tashmë më ka zgjedhur një rrugë të re në karrierë, duke braktisur moderimin e një emisioni sportiv për një argëtues.

Geti ka paralajmëruar këngë të reja, të cilat pritet t’i sjell në treg gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/