Telegrafi

Geti nuk e komenton Marinën ‘nuse’, por familjarët kanë disa fjalë për bukuroshen (Foto)

Në një kohë kur gjitha mediat po vlojnë mbi thashethemet për martesën e shumëpritur të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, prezantuesja televizive bëri një veprim që më së pak pritej.

Mbrëmë, ajo u shfaq e veshur në vello të bardhë në një organizim mahnitës nga Class – Alketa Vejsiu dhe dizejnatorja Rezarta Skifteri ku u shpalosën koleksionet e reja nga bashkëpunimi mes dy palëve. E paraqitja e Marinës e veshur si një nuse në ditën e saj më të rëndësishme nuk kishte se si të mos marrë vëmendjen e publikut.

Komente e pëlqime të shumta ‘vërshuan’ llogaritë e bukuroshes në rrjete sociale teksa personi i zemrës, Geti nuk është që preferoi të jap ndonjë koment për paraqitjen e rrallë të Marinës.

Por, nëse Geti nuk e bën publikisht, një tjetër familjare e tij, nuk ka lënë pa komentuar Marinën e cila shkëlqeu mbrëmjen që lamë pas.

Halla e reperit, përmes Instagramit ka komplimentuar prezantuesen duke deklaruar ‘Sytë e mi s’kan pa nuse më të bukur se ty’. Replika nga Marina, nuk ka munguar. /Prive.al/