Getoar Selimi kohët e fundit ka qenë më shumë i përfolur rreth jetës private.
E gjithë kjo pas martesës me bukuroshen Marina Vjollcën, ceremoni e organizuar pranë bregdetit shqiptar ku ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të ndryshme publike.
Por, për të gjitha fansat e reperit shqiptar, ky i fundit ka një lajm fantastik dhe të papritur.
Reperi, befasishëm ka paralajmëruar këngën e re “Birthday”, e cila do të publikohet nesër (e premte) në ora 18:00.
Duket se këngëtari nuk ka mundur të pres deri në vitin e ardhshëm kur më 3 korrik feston 36 vjetorin e lindjes.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Ghetto Geasyt ishte kënga me anëtarët e Babastars, “High 4 Real”, që u publikua në muajin korrik.
Ndërkaq, solo ai kishte publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar hitin “Berlusconi”. /Telegrafi/