Telegrafi

Geti mezi pret ta shohë Marinën nuse (Foto)

Fotografitë e Marina Vjollcës me fustan nusërie kanë nxitur kërshërinë e të gjtihëve dhe si mund të mos mungonte komenti i Getoar Selimit për të dashurën e tij.

Në një kohë kur gjitha mediat po vlojnë mbi thashethemet për martesën e shumëpritur të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, prezantuesja televizive bëri një veprim që më së pak pritej.

Dukja e Marinës si nuse (Instagram)

Biondja e bukur e ekranit të premten mbrëma u shfaq me vello të bardhë në një organizim mahnitës nga Alketa Vejsiu dhe dizajnerja Rezarta Skifteri, ku u shpalosën koleksionet e reja nga bashkëpunimi mes tyre.

Lexo po ashtu Geti nuk e komenton Marinën ‘nuse’, por familjarët kanë disa fjalë për bukuroshen (Foto)

Padyshim se paraqitja e Marinës si një nuse mori vëmendje të madhe, ndërsa reperi nga Kosova priti deri sot (e shtunë) për të bërë një postim që ia ka kushtuar asaj.

“Në mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të besh realitet gjithçka që kam ëndërruar. Marina Vjollca po e pres me padurim ditën kur të të shoh (nuse)”, shkruan në përshkrimin e fotografisë që e ka publikuar Geti në Instagram. /Telegrafi/