Telegrafi

Geti, mesazh për rivalët (Foto/Video)

Getoar Selimi ka bërë një publikim në rrjetet sociale për të treguar se ai është i pari, madje sipas reperit, atij i takojnë pesë vendet e para, pastaj vijnë të tjerët.

“Nuk po them se jam i numër 1, më falni, gënjeva… Jam numër 1,2,3,4 dhe 5. MMV”, shkruan Ghetto Geasy.

Postimin e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën e ka të çuar numrin tregues për të treguar se është i pari.

Në ndërkohë, Geti është duke shijuar suksesin e këngës “Ajo” që e ka sjellë në bashkëpunim me Majkun.

E publikuar para 10 ditësh, videoja e kësaj kënge është shikuar gjashtë milionë herë në YouTube deri më tani. /Telegrafi/