Telegrafi

Geti: Ledri, artist i talentuar

Edhe pse Ledri kohë më parë ka braktisur muzikën dhe labelin BabaStars, Geti nuk mban inat ndaj tij. Përkundrazi, ai e lavdëron ish-kolegun e tij duke thënë fjalë të mira për të.

“Unë kam qenë ai që e kam përkrahur që në fillimet e tij. Ledri ka qenë njëri prej artistëve më të talentuar jo vetëm në Babastars, por në gjithë skenën e hip-hopit”, ka thënë Geti.

Por në anën tjetër Ledri është parë duke kaluar kohë të mjaftueshme dikur me rivalët e Babastars, labelin tjetër të reperëve P.I.N .T.

Edhe pse në anën personale këta nuk kanë pasur ndonjë konflikt, thashethemet në vend po pohojnë ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes Ledrin dhe labelit P.I.N.T.

Por asnjë pohim nga ana e këtyre të fundit nuk ka ardhur. Pjesëtarë të labelit kanë mohuar faktin se janë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim, edhe pse lënë të kuptohet se kjo do të ishte e mirëseardhur nga ana e PINT-ave. /Telegrafi/