Getoar Selimi po vazhdon që të shijojë suksesin e projektit të fundit, “Dashni me Raki” në bashkëpunim me Florin.
Ishte ky projekti i cili befasoi të gjithë, pasi në pak ditë është shndërruar në hit.
Dy miqt e vjetër të estradës realizuan një klip në Firencë i cili u prit mirë nga publiku.
Në muzikë nga dy artistët dhe tekst po ashtu të shkruar nga vet artistët, projekti u prit tepër mirë nga publiku.
Kështu në Zvicër ky projekt është në vendin e parë të kryesimeve muzikore.
Po ashtu, kënga është top trend edhe në Gjermani, duke qenë në top 10 të këngëve më të dëgjuara atje.
Kjo është përshkruar si fazë përgatitore për Geaysn, i cili thuhet se në sirtar ka edhe dy këngë të gatshme për t’u bërë hite. /Telegrafi/