Telegrafi

Geti “ia gatuan” Marinës (Foto)

Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, gjersa janë shpallur si një nga çiftet më të përfolur të showbizit.

Tash e një kohë ata bashkëjetojnë në Tiranë, gjersa shfaqen gjithmonë të freskët dhe të lumtur në fotografitë e tyre në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu "Gruaja në timon, ndërsa burri rehat", kështu po ndodh në çiftin Marina-Geti (Foto)

Së fundmi, ka qenë Marina e cila ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqte Getin teksa gatuante një pulë, gjersa më pas ky i fundit ka hedhur në Instagram gatimin përfundimtar.

Geti duke pjekur pulë. Foto nga Marina Vjollca në Instagram Story.

Nga fotot e publikuara ushqimi i gatuar i Getit duket të ketë qenë vërtetë i shijshëm, teksa na ka bërë të kuptojmë edhe se reperi është një nga personat që kujdeset më së shimti për gatimin në shtëpi. /Telegrafi/