Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, gjersa janë shpallur si një nga çiftet më të përfolur të showbizit.
Tash e një kohë ata bashkëjetojnë në Tiranë, gjersa shfaqen gjithmonë të freskët dhe të lumtur në fotografitë e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Marina e cila ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqte Getin teksa gatuante një pulë, gjersa më pas ky i fundit ka hedhur në Instagram gatimin përfundimtar.
Nga fotot e publikuara ushqimi i gatuar i Getit duket të ketë qenë vërtetë i shijshëm, teksa na ka bërë të kuptojmë edhe se reperi është një nga personat që kujdeset më së shimti për gatimin në shtëpi. /Telegrafi/