Getoar Selimi e ka seriozisht me Marina Vjollcën.
Së paku ashtu mund të vërehet nga shkëmbimi i komenteve të tyre publikisht në rrjetet sociale.
Ata asnjëherë nuk kanë hezituar që të tregojnë dashurinë në rrjetet sociale.
Së fundmi në një prej fotove të publikuara, Geti e quan Marinën nuse.
“Hajde nuse, hajde”, ka shkruar Geti, duke përdorur “emoticonin” e nuses në komentin e tij.
Geti dhe Marina u përfol se e kanë shtyrë martesën e tyre së fundmi për shkaqe që nuk dihen ende.
Sidoqoftë, çifti ka vendosur që dashurinë ta kurorëzojnë vitin e ardhshëm në një aheng të madh, por ultra privat. /Telegrafi/