Çifti i njohur i estradës, Getoar dhe Marina Selimi, kanë vendosur që para sezonit të verës t’i japin një pushim të merituar njëri-tjetrit.
Ata fillimisht kanë shkuar në Londër, për të shijuar disa ditë të mira larg aktivitetit të tyre të përditshëm, derisa tani janë në Barbados.
Dyshja janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh ndajnë me ta fotografi dhe video të llojllojshme.
Marina ditë më parë solli një fotografi nga makina bashkë me Getin, në të cilën fansat dyshuan se ajo është shtatzënë.
Ndërkaq, Geti në postimin e fundit sjell një pamje të mahnitshme nga Barbados, ku njihet më së shumti si vendlindja e yllit botëror, Rihanna.
Reperi Selimi njëkohësisht po shijon suksesin e projekteve të reja, kurse Marinën ka kohë që nuk e kemi parë para ekranit televiziv. /Telegrafi/