Tashme po pëlqehet tepër projekti i ri nga Geasy dhe Majk, e po shndërrohet në hit.
Getoar Selimi publikoi mbrëmë tjetër bashkëpunim me Majkun, që u titulluan “Ajo”.
Premiera u shoqërua me një bum reagimesh në rrjetet sociale dhe po ashtu me ekstrem shumë klikime.
Telegrafi mëson se në 12 orët e para kanali i Babastars te kënga ajo ka regjistruar gjysëm milionë klikime.
Shifra monstruoze këto që dëshmojnë pritjen e madhe për projektin dhe pëlqyeshmërinë e tij, shkruan Telegrafi.
Kujtojmë se Geti pas lansimit të këngës me një deklaratë i përshëndeti kolegët, duke thënë se do të shihet me ta në vitin 2017, pasi për këtë vit ai e ka hitin. /Telegrafi/