Getoar Selimi pa dyshim se ka goditur fuqishëm me projektin e ri “BS”.
Lideri i Babastars i cili i priu këngës “BS” në bashkëpunim me Onatin, qysh në start gëzoi pritje të madhe nga publiku.
Me të kaluar pak orë nga lansimi, Geti arriti plot 300 mijë klikime me projektin e ri “BS” që tregon edhe vet për suksesin në start të këtij projekti, duke ditur që shumë të tjera klikime janë të pa procesuara.
Telegrafi solli versionin audio të këngës dy ditë para lansimit, teksa menjëherë me t’u lansuar, solli detaje ekskluzive të projektit, ku një pjesë e instrumentalit duket e huazuar, teksa syzet si akcesor në këtë klip te Geasy u vërtetuan se kanë një çmim prej rreth 1200 eurosh. /Telegrafi/