Askush nuk e kishte parë duke kënduar këtë rrymë, por gjithmonë është një herë e parë.
I tillë ishte edhe mbrëmja në dasmën e menaxherit të grupit Babastars, Dekorim Sahiti ku pas mesnatës, Geti u përkujdes disa minuta edhe për atmosferën.
Kjo i ka impresionuar të pranishmit të cilët deri më sot kanë klikuar, shkarkuar, dëgjuar e adhuruar këngët e tij të një tjetër stili.
Duke qenë se këndon mirë edhe në këtë rrymë, përse jo në të ardhmen mund ta konsiderojë mundësinë e një kënge popullore me pak “Rap” brenda.