Telegrafi

Geti i angazhuar në turne, një performancë për mbamendje në Prizren (Video)

Getoar Selimi vazhdon të jetë një nga artistet më të angazhuar në skenën muzikore.

Edhe pse ai rrallë lanson projekte muzikore duke qenë më i përkushtuar ndaj të dashurës së tij, Marina Vjollca, superylli i hip hopit duket mjaft i angazhuar edhe këtë verë.

Koncertet e tij janë të stërmbushura dhe zakonisht performon në klube të mëdha.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Babastars (Foto/Video(

Tekas Ledri dhe Noizy performuan në Prishtinë, Geasy e gjeti veten në Prizren duke stërmbushur një nga klubet më të mëdha, Gold Pool.

Ai performoi hitet e tij më të mëdha në Prizren, teksa publiku pati rastin të dëgjojë prej tij edhe këngën “High4Real” që pritet të publikohet pas pak ditësh me klip.

Getoar Selimi pas këtij koncerti iu drejtua Kaprit në Itali në brigjet e Amalfit për të shijuar kohën me Marinën. /Telegrafi/