Telegrafi

Getafe – Real Madrid, formacionet zyrtare

Kampioni aktual i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid do të luaj në udhëtim tek Getafe në kuadër të javës së tetë në La Liga.

‘Los Blancos’, futen në këtë takim pas fitores në shtëpi 2-0 ndaj Espanyolit.

Ndërkohë Getafe pësoi 2-1 në udhëtim tek Deportivo La Coruna dhe do të mundohet të befasojë gjigantin spanjoll.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat për sfidën që pritet të fillojë nga ora 16:15.

Getafe: Guaita, Djene, Antunes, Bergara, Alvaro, Cala, Arambarri, Molina, Fajr, Damian, Amath.

Real Madrid: Casilla, Sergio Ramos, Nacho, Archaf, Marcelo, Kroos, Llorente, Asensio, Lucas.V, Ronaldo, Benzema. /Telegrafi/