Telegrafi

Getafe e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Realit

(Foto: Twitter/International Champions)

Real Madridi është mysafir i Getafes në stadiumin Coliseum Alfonso Perez, ku e zhvillon ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.

Lideri i kampionatit spanjoll i ka mbyllur 45 minutat e para me disavantazh prej një goli.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e nëntë të takimit kur Enes Unal shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire, e rrëmbeu topin dhe e dërgoi në rrjetë.

Los Blancos vazhduan ta kërkonin golin e barazimit me rastet e Luka Modric e Lucas Vazquez, por nuk ia dolën.

Trajneri Carlo Ancelotti ka se çfarë t’iu thotë lojtarëve të tij në zhveshtore gjatë pauzës. /Telegrafi/