Site icon Telegrafi

Geta Beqa zbulon shumëçka rreth jetës private: Kampionia përgjigjet në 50 pyetje (Video)

Geta Beqa zbulon surprizën që e bëri të ndihet jo mirë!

Kampionja e Wellness Fitness, Geta Beqa këtë javë ishte e ftuar në rubrikën e 50 pyetjeve të Prive.

Ajo zbuloi më shumë për veten, si në aspektin profesional e po ashtu në atë personal.

Në këtë të fundit, Beqa ishte befasuar nga njëra prej vajzave pak para një gare të rëndësishme.

E bija e Getës kishte përgatitur disa ushqime si simbol dashurie e motivimi për garën mirëpo ka diçka që nuk shkon këtu.

Trajnerja e fitnesit i kishte thënë vajzës që nuk guxon të provoj ato ushqime për shkak të dietës para garës, e fytyra e dëshpërimit të së bijës e kishte bërë të ndihet keq.

Teksa, në intervistë mund të kuptoni edhe surprizën e fundit që ia bëri burri i saj.

Exit mobile version