Telegrafi

Geta Beqa me vallëzim joshës në gala mbrëmjen e kampionëve në Francë (Video)

Gentiana Beqa është një ndër sportistet më të përfolura gjatë muajve të fundit në mediat shqiptare.

Bodibilderja fituar një numër të madh të trofeve në garat ndërkombëtare duke përfshirë edhe të kampionatit Botëror.

Atë shpesh herë e kemi parë duke marrë poza para gjyqtarëve të ndryshëm që vlerësojnë linjat trupore të bukuroshes, ku më pas edhe në disa raste është shpërblyer me çmime të ndryshme.

Por, së fundi nëna e tre fëmijëve ka treguar edhe një talent që nuk e kemi ditur deri më tani që e ka Beqa.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa bën një vallëzim sensual dhe joshës në një ndejë.

Në fakt, Genta ishte pjesëmarrëse në gala mbrëmjen pas kampionatit botëror të organizuar në shtetin francez, ku ka treguar se di edhe të vallëzojë për mrekulli.

Ndryshe, bukuroshja gjakovare është e martuar dhe ka tre fëmijë, të cilët kanë filluar të ndjekin hapat e nënës. /Telegrafi/