Telegrafi

“Get Out” në krye të box-office (Video)

Filmi “Get Out” ka qenë filmi më i shikuar në fundjavën që lamë pas në SHBA dhe Kanada.

Është fjala për një horror komik, në të cilin luajnë Daniel Kaluuya dhe Alison Williams, i cili gjatë vikendit fitoi 30.5 milionë dollarë.

Në vend të dytë është zhvendosur “Lego Batman Movie”, i cili për tri javë ishte në krye. Këtë herë ka përfituar 19 milionë dollarë.

Vendin e tretë e ka zënë filmi “John Wick: Chapter Two” me Keanu Reeves në rolin kryesor, i cili nga shitja e biletave ka përfituat nëntë milionë dollarë.

Pesë vendet e para përmbyllen nga “The Great Wall” (8.7 milionë dollarë) dhe “Fifty Shades Darker” (7.7 milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:

1. Get Out – 30.5 milionë dollarë
2. Lego Batman Movie – 19 milionë dollarë
3. John Wick: Chapter Two – 9 milionë dollarë
4. The Great Wall – 8.7 milionë dollarë
5. Fifty Shades Darker – 7.7 milionë dollarë
6. Fist Fight – 6.3 milionë dollarë
7. Hidden Figures – 5.87 milionë dollarë
8. La La Land – 4.6 milionë dollarë
9. Split – 4.1 milionë dollarë
10. Lion – 3.8 milionë dollarë

/Telegrafi/