Prokurorja Gordana Geshkovska largohet nga funksioni kryeprokurore e Prokurorisë së Shkupit. Në vend të saj në këtë funksion do të vijë Jovan Cvetanovski. Këtë e paralajmëroi kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski. Ai pohon se me përfundimin e mandatit të Geshkovskës që skadon për katër ditë, nuk do të krijohet vakum deri në emërimin e kryetarit të ri.
“Kemi orar vjetor për punë. Punën e vazhdon zëvendësi i parë. Të njëjtën e kemi edhe në Prokurorinë për krim të organizuar. U largua prokurori publik, funksioni i tij në Prokurorinë publike republikane vihet në pushim dhe atë e zëvendëson prokurori publik, zëvendësi i parë sipas orarit vjetër të punës, ndërsa ai është Zlatko Bikovski. Edhe këtu do të jetë rasti i njëjtë”, deklaroi kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski.
Gazetarët e takuan Anevskin në dalje të Prokurorisë së Marko Zvërlevskit. Ai pohon se ka ardhur në takim të rëndomtë të kolegëve dhe se kjo nuk ka lidhje me shpalljen e konkursit për kryetar të prokurorisë së Shkupit./Telegrafi/