Site icon Telegrafi

Geshkovska ka konkurruar edhe për një mandat në Prokurorinë e Shkupit

Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë së Shkupit përfundon sot. Për mandat të ri prej katërvjeçar sërish ka konkurruar Gordana Geshkovska, e cila gjatë katër viteve të kaluara ishte në krye të këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Geshkovska është e njohur për opinionin për rastet Monstra kur kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ajo drejtonte rastin Merimenga kundër pronarit të televizionit A1 si dhe rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov.

Ajo është kritukuar nga opinioni edhe për mënyrën e hetimeve të dhunës në Kuvend më 27 prill.

Nova TV mëson se në konkurs është paraqitur edhe prokurori Zllatko Bikovski, i cili është paraqitur në rastet kundër gazetarit Zoran Bozhinovski dhe në rastin “Mitmarrje” kundër Zoran Zaevit./Telegrafi/

Exit mobile version