Site icon Telegrafi

Gërxhaliu: Viti 2015 i suksesshëm për OEK-un

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) SafetGërxhaliu në konferencën përmbyllëse për media për vitin 2015 ka vlerësuar se suksesi më i madhe i Odës në këtë vit është anëtarësimi në Eurochambers, ndërsa në planin ndërkombëtar nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Unionit Evropian.

Kryetari Gërxhaliu ka shfrytëzuat rasti që të falënderojë mediat për bashkëpunim të mirë dhe ka vlerësuar se viti 2015 ishte vit i sfidave të shumta me të cilat është ballafaquar vendi ynë në planin e brendshëm.

Ai ka vlerësuar se agjenda politike në vitin që po e lëmë prapa ka dominuar mbi agjendën ekonomike edhe pse është pritur që të ndodh e kundërta.
Gërxhaliu ka vlerësuar se çështja kyçe e të gjitha problemeve është sundimi i rendit dhe ligjit si emërues i përbashkët i zgjidhjes së probleme dhe ka theksuar se në këtë drejtim ka mbet edhe shumë për të dëshiruar.

Ndër mossukseset e institucioneve ai ka përmendur dështimin e zgjidhjes së statusit të Trepçës , problemet në furnizim me energji elektrike dhe çmimet e saj të larta.

Ndër sukseset e këtij viti Gërxhaliu përmendi marrëveshjen e MSA-së, pakon e re fiskale, avancimin e partneritetit publiko privat, marrëveshjen për TC “Kosova e Re”, uljen e kamatave bankare krahasuar me vitet më parë, partneritetin me BB, FMN, BERZH-in, BIE e tjera.

Duke folur për aktivitetet konkrete të Odës, kryetari Gërxhaliu tha se është i përcaktuar thellësisht që të siguroj një transparencë të lartë lidhur me aktivitetet e Odës dhe njëkohësisht të shprehi dhe mbroj në mënyrë sa më të mirë të mundshme interesat e komunitetit të biznesit dhe të angazhohemi për krijimin e kushteve sa më të mira të të bërit biznes.

“Nganjëherë, jam shumë i vetëdijshëm se kemi qenë zëri disonant në krahasim me asociacionet tjera, por jemi munduar që të jemi sa më real dhe të bardhës ti themi e bardhë ndërsa të zezës e zezë”, tha kreu i Odës.

“Oda Ekonomike e Kosovës dhe unë personalisht si kryetar i saj jemi munduar të jemi zëri i artikuluar i interesave madhore të shtetit por njëkohësisht edhe të mbrojmë interesat e biznesit në të gjitha rastet kur ato janë venë në pyetje”,tha kryetari Gërxhaliu.

I pari i Odës vlerësoi edhe një herë se anëtarësimi i OEK-ut në Eurochambers është pa dyshim suksesi më i madhe i Odës. “Këtu duhet përmendur edhe Forumin e Investitorëve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrjen aktive të Odës në procesin e Berlinit të iniciuar nga Kancelaria e Gjermanisë AngelaMarkel, takimin e Odave Ekonomike të regjionit në Vjenë të iniciuar nga OEK dhe OES, kryerja e të gjitha përgatitjeve që Oda shumë shpejtë të anëtarësohet nëICC dhe WCC.
“Duhet theksuar se ka shtim të anëtarësimit të bizneseve në Odë, përmirësim të vazhdueshëm të imazhit, organizimi i tubimeve të ndryshme dhe forumeve ekonomike me pjesëmarrjen e presidentëve të vendeve mike, kryeministrave dhe ministrave”, tha kryetari Gërxhaliu.

Kreu i Odës u angazhua edhe për forcimin ligjor të rolit të Odës konform zgjidhjeve të përcaktuara parimore dhe ligjore në Unionin Evropian dhe vendet e rajonit.

Ai iu falënderua për bashkëpunim të suksesshëm dhe përkrahje të gjitha ministrit e linjës të cilat merren me çështjet ekonomike dhe dy agjencive që merrem me grumbullimin e të hyrave me të cilat kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe në të cilat kanë hasur në mirëkuptim për të gjitha problemet reale me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit. /Telegrafi/

Exit mobile version